Leo Messi me mesazh falenderues për bashkëlojtarët e tij: Mascherano do më mungosh shumë
Lionel Messi i ka uruar bashkëlojtarëve të tij, Arda Turan, Rafinha Alcantara e Mascherano për aventurat e tyre.

Futbollisti më i mirë në botë ka shkruar një mesazh ku shpreh fat për ish bashkëlojtarët e tij, ndërsa më prekës ka qenë me fjalët për Mascheranon.

“Arda, të uroj fat në fazën tjetër të jetës, në vendin tënd. Jam i sigurt se do të jesh i mirë. Rafinha, suksese në Itali, gjithmonë do të mbajë kujtime nga ti. Mascherano, pas kaq shumë ndeshjes, momenteve që kaluam bashkë, fjalëve që komunikuam, ne duhet të ndahemi. Do të më mungosh shumë. Do të jetë e çuditshme të shkoj në zhveshore dhe mos të jesh ulur në anën time. Por, shihemi së shpejti në ekipin kombëtar” shkruan Messi në Instagram. /albeu.com/
Shtuar më 24/01/2018, ora 18:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori