Messi ka thelluar
rekordin për gola të shënuara në
stadiume të ndryshme në Spanjë në kuadër të La Ligas.
Me supergolin që realizoi sonte kundër Las Palmasit në stadiumin “Gran Canaria”, Leo
Messi ka çuar numrin e finalizimeve në 36
stadiume të ndryshme në Spanjë.
Kështu ai ka lënë prapa Raul Gonzalesin që ka shënuar me fanllën e Real
Madridit në 33
stadiume të ndryshme.
Ky ishte goli i 23 i Messit në La Liga, më i miri në Spanjë – ndërsa ka vetëm një më pak se Kane dhe Cavani që janë më të mirët në Evropë aktualisht me nga 24. /albeu.com/
Shtuar më 01/03/2018,
ora 23:15