Leo Messi vendos një tjetër rekord personal në La Liga
Ylli argjentinas ka shtuar mbrëmë dy asistime në emrin e tij, duke asistuar për Antoine Griezmann dhe Luis Suarez.

Me këto dy asistime, Lionel Messi ka vendosur një tjetër rekord, kësaj radhe personal, në kuadër të asistimeve.

Ishte asistimi për Griezmann ai që ishte i 19-ti për Leon këtë sezon në La Liga, shifër kjo e paarritur mëparë nga ai.

Messi, përveç se është asistuesi më i mirë në La Liga, ai prinë edhe në listën e realizatorëve, duke shënuar 22 gola deri më tani.

Kujtojmë se Barca mbrëmë ka fituar me rezultatin 1:4, duke treguar se nuk është e dorëzuar në garën për titullin.
Shtuar më 06/07/2020, ora 09:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori