Leo Messi vetëm 3 gola larg thyerjes së rekordit të Pele
Vetëm pak ditë pasi bëri festën e veçantë dedikuar Diego Maradonas, emri i yllit të Barcelonës, Lionel Messi vazhdon të përmendet.

Pele momentalisht është futbollisti me më së shumti gola të shënuar brenda një klubi duke realizuar 643 sosh.

Sipas El Pais, Messi është vetëm tri gola për të thyer këtë rekord, meqenëse tani ka realizuar 641 gola për klubin blaugranas.

Ky nuk do jetë rekordi i vetëm i bërë nga argjentinasi, meqenëse Messi mban 80 rekorde botërore dhe më i vështiri mbetet 91 gola brenda një sezoni, që i realizoi në vitin 2012.

Messi vazhdon të jetë golashënuesi numër një në La Liga me 448 gola.
Shtuar më 01/12/2020, ora 15:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori