Leo Messi vetëm një gol larg të një rekordi të madh (FOTO LAJM)

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, është vetëm një gol larg arritjes së edhe një tjetër rekordi të madh në karrierë.

Argjentinasit i duhet një gol në ndeshjen e sotme kundër Villarrealit për ta barazuar rekordin e Gerd Mullerit për më së shumti gola zyrtare për një klub të vetëm në Top 5 Ligat Evropiane, shkruan Albeu.com.

Messi i ka shënuar 524 gola në 605 ndeshje zyrtare për Barcelonën. Muller e mban rekordin me 525 gola në 572 ndeshje. /albeu.com/
Shtuar më 10/12/2017, ora 16:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori