Leonardo i bën "lajka" Kaka-së
Fjalë të ëmbla që nuk kalojnë pa u vënë re, ato të Drejtorit Sportiv të PSG, Leonardo për "nxënësin" e tij Ricardo Kaka. Fantazisti brazilian i Real Madrid vazhdon të qëndrojë në dëshirat e merkatos së Leonardos dhe klubit parizien edhe pse në ditët e fundit nuk ka patur asnjë interesim zyrtar të PSG për ish yllin e Milan.

"Është një lojtar me potencial të madh por dëmtimet e shumta e kanë kompromentuar disi karrierën e tij. Edhe pse nuk është në 100% të formës së tij, mbetet sërish një futbollist i mrekullueshëm. Luan në një klub ku konkurrenca është e madhe dhe futbollistët janë të klasit botëror por ai sërish nuk e ka humbur dëshirën për të zbritur në fushën e lojës", është shprehur Leoanrdo për revistën braziliane "O Estado de Sao Paulo".

Në fund Drejtori Sportiv i PSG foli edhe për merkaton e klubit teksa tha: "Jemi ende në fazë studimi". /albeu.com/

Shtuar më 29/05/2012, ora 10:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori