Leonardo: Lamtumirë PSG!
Drejtori Sportiv i Paris Saint Germain, Leonardo, ka vendosur t’i japë fund aventurës te kampionët e Francës. Braziliani ka konfirmuar se pas përfundimit të merkatos së verës, me 31 gusht, do të largohet zyrtarisht nga parizienët. Këtë vendim e ka marrë pasi është dënuar një vit pezullim nga detyra prej Federatës Franceze të Futbollit, pasi kishte sulmuar fizikisht një gjyqtar.

"Ne na vjen keq për vendimin e tij, por duhet ta respektojmë. E falenderojmë atë jashtëzakonisht për kontributin e tij të rëndësishëm në projektin tonë për të ndërtuar një klub të fortë dhe i urojmë atij sukses në karrierën e tij", thuhet në njoftimin e PSG-së. /albeu.com/



Shtuar më 10/07/2013, ora 14:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori