Leonardo: Nuk rikthehem te Inter
Teksa gjykata e ka caktuar për javën e ardhshme vendimin final në lidhje me skualifikimin e tij deri më 30 qershor 2014, Leonardo rikthehet të flasë për të ardhmen e vet. "Tani për tani vetëm mendoj dhe shpresoj që skualifikimi im të anulohet, pasi është realisht shumë i ashpër. Unë tek Interi? Me këtë skualifikim nuk mund të punoj askund, as në rang diletantësh, prandaj e përgënjeshtroj faktin e një marrëveshjeje me Interin", u shpreh ish-drejtori teknik i PSG-së.

"E ardhmja ime? Pa këtë skualifikim mund të isha bërë trajneri i PSG-së, në vend të Blankut, por unë shpresoj që të rinis sa më shpejt karrierën time, qoftë si trajner, qoftë si drejtues", deklaron braziliani. /albeu.com/



Shtuar më 09/10/2013, ora 16:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori