Leonardo: Po te thoje Berluskoni, une largohem
Albeu.com
Kritikat e presidentit Berluskoni në mesjavë duket se nuk e shqetësojnë trajnerin brazilian të Milanit, Leonardo, që shprehet i qetë në prag të transfertës me Barin në kampionat.“Kam qenë dhe jam shumë i qetë, marrëveshja jonë është tepër e qartë. Klubi ka një politikë të qëndrueshme dhe unë nuk kam asnjë problem. Nëse presidenti dëshiron të më largojë, mjafton një fjalë e vetme. Por këto gjëra nuk i bëjnë mirë ekipit, sepse për të ecur përpara duhet qetësi”, u shpreh braziliani në konferencën për shtyp në prag të përballjes me Barin në “San Nikola”.

Më tej numri një i stolit kuqezi shtoi: ”Jam në këtë klub prej 13 vjetësh. Mjafton një fjalë e presidentit dhe unë largohem. Nuk kam asnjë problem me kontratën. Dua të përqëndrohem te puna me skuadrën, e cila në pak kohë ka bërë gjëra të jashtëzakonshme”. Për sfidën e nesërme në Bari, Leonardo nënvizoi: “Është një ndeshje e rëndësishme për të dhënë një sinjal rikthimi. Duhet të gabojmë sa më pak të jetë e mundur”.
Shtuar më 21/02/2010, ora 19:02
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori