Leonardo: Ronadinho, eshte koha te tregosh veten!
Albeu.com
Trajneri i Milanit, Leonardo, e ka paralajmëruar mesfushorin brazilian Ronaldinho se është koha ai ta kthejë formën e vjetër, para se të jetë shumë vonë. “Është duke u rikthyer në formë, është më mirë. Puna është tash ose kurrë.Tash është momenti për t’u dëshmuar në Milan dhe në ekipin kombëtar”, ka thënë Leonardo në konferencën e shtypit para ndeshjes së nesërme debutuese kundër Sienës.

Ronaldinho pati një fillim të mbarë kur arriti në Milan sezonin e kaluar, por ra nga konkurrenca për pozitën e fillestarit dhe e humbi vendin në kombëtare.

Kalimi i Kaka në Real Madrid, mund të jetë një rast për brazilianin të dëshmohet se është i gatshëm për sfidë në Serie A dhe Leonardo thotë se ai duhet ta shfrytëzojë shansin.

“Ishte mrekulli të shihet në stërvitje sot. Ai duhet ta bëjë këtë. Do të bëj gjithçka t’i përgatis më së miri atë dhe gjithë ekipin”, ka shtuar trajneri brazilian.
Shtuar më 22/08/2009, ora 00:45
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori