Leonardo: S'merrem vesh me Berlusconin
Albeu.com
Trajneri i Milanit, Leonardo ka folur hapur pas deklaratës së presidentit Silvio Berlusconi, i cili tha se ka kërkuar largimin e tij nga bankina kuqezi. “Nuk e di se çfarë ka thënë, por nuk mund të mohoj se marrëdhënia jonë është e vështirë.
Jemi shumë të ndryshëm por të rëndësishme janë tri ndeshjet e fundit tek të cilat jam përqendruar plotësisht”, theksoi tekniku brazilian, transmeton Top Channel.

Më tej ai shtoi se i bën gjërat me forcën e pasionit dhe shtoi se “kokëfortësinë” e tregon në këtë mënyrë. “Nuk kam folur asnjëherë për të ardhmen time sepse nuk ka ardhur ende momenti. Nuk kam folur me Flamengon dhe nuk kam menduar as për kombëtaren. Nuk kam asnjë ofertë. Marrëdhënia ime me Milanin është solide dhe nuk ka rëndësi nëse jam i lumtur ose jo. Nëse do largohem, do ta mbyll me një shtrëngim dore”, shtoi Leo.
Shtuar më 01/05/2010, ora 18:52
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori