Leonardo tregon pse mori drejtimin e Interit në vitin 2010
Menaxheri gjeneral i Milanit, Leonardo e ka shpjeguar se pse u bë trajner i Interit, mirëpo arsyeja më e madhe për vendimin e tij ishte Massimo Moratti.

“Ishte Milani që më bëri trajner”, ka thënë Leonardo.

“Nuk dëshiroja ta bëja, por pastaj e filluam të gjithë së bashku”.

“Unë shkova në Inter për disa arsyeje, por kryesorja ishte Moratti. Kisha marrëdhënie të mira me lojtarët brazilian të Interit gjatë kohës sa isha lojtar”.

“Marrëdhënia ime kishte lindur atëherë, kam ndarë disa projekte me vajzën e tij, Carlottan, dhe e kam takuar Morattin disa herë”.

“Tani është hera e katërt që jam kthyer në Milan, dhe të gjitha kanë qenë të bazuara në emocione”, përfundoi ai. /albeu.com/
Shtuar më 11/10/2018, ora 16:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori