L'Equipe": Akord Benatia-Bayern Munchen
Pëlqej
Në Francë janë të sigurtë: Mehdi Benatia ka gjetur akordin me Bayern Munchen. Sipas "L'Equipe", të hënën agjenti i mbrojtësit të Romës, Moussa Sissoko, ka fluturuar nga Monaco në Bavari ku ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e kampionëve të Gjermanisë.

Më pas agjenti është takuar me Walter Sabaditinin duke i prezantuar ofertën prej 30 milionë eurosh të Bayern Munchen, por verdhekuqtë kërkon 5 milionë më shumë.

Pritet që Benatia të firmosë në orët në vazhdim dhe për këtë arsye sipas "L'Equipe", Roma do të synojë të afrojë mbrojtësin e Manchester City-t Matija Nastasiç. /albeu.com/
Shtuar më 20/08/2014, ora 10:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori