L'Equipe: Arrihet marrëveshja mes Lyonit dhe Liverpoolit për Nabil Fekir
Gazeta franceze L’Equipe ka shkruar se sonte vonë Liverpooli dhe Lyon kanë arritur marrëveshjen për, Nabil Fekir.

Raportohet se shuma që do ta paguaj Liverpool është 60 milionë paund për Fekirin dhe ai do të jetë nënshkrimi i fundit i tyre për këtë sezon.

Fekir thuhet se ka dëshiruar vet transferimin në "Anfield Road", të cilën gjë e ka thënë edhe agjenti i tij Jean-Pierre Bernes.

Megjithatë, presidenti i Lyon sot tha pasdite se për Fekir nuk do të vendoset deri pas Botërorit! /albeu.com/
Shtuar më 07/06/2018, ora 23:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori