L'Equipe i vë emrin e duhur futbollit francez: Idiotë
Padyshim që e do shumë, pasi e ka bukën e përditshme (bashkë me sportet e tjerë), por e përditshmja pariziene nuk e kurseu aspak.

Media e shquar, doli me një kopertinë të qartë dhe një titull të fortë, kur u mor vesh se Liga e Parë e Francës do të ishte e vetmja nga pesë kampionatet e mëdhenj të Europës që nuk do të luhet këtë verë.

Ditën e djeshme, Anglia dhe Italia njoftuan datat e rifillimit të Premier Ligës e Serisë A, më herët e kishte bërë Spanja, ndërsa Bundesliga ka nisur të luhet që në 16 maj.

Në kopertinë, vendos ligat me radhë, me shenjën miratuese, ndërsa poshtë tyre ligën franceze, të ngjyrosur me ngjyrën e kuqe të semaforit ndalues, dhe me shenjën e kryqit, të anuluar. Poshtë kësaj, titulli: Porsi idiotë? Edhe disa klube në Francë kanë protuestuar ashpër për anulimin e sezonit, mbi të gjithë Lioni dhe presidenti i tij, Zhan-Mishel Ola (Jean-Michel Aulas).
Shtuar më 29/05/2020, ora 18:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori