L’Equipe: Ja kush do ta fitojë "Topin e Artë"
L’Equipe beson se Topi i Artë do të shkojë për njërin nga finalistët e Euro 2016, Cristiano Ronaldon ose Antoine Griezmann.

Kjo, për shkak të paraqitjeve të mira në Euro 2016, Antoine Griezmann, mund të jetë në mesin e tre lojtarëve më të mirë për Topin e Artë, çmim ky që ndahet në janar të vitit 2017.

L’Equipe, shkruan se Leo Messi, Cristiano Ronaldo e Antoine Griezmann, do të jenë nominuesit për Topin e Artë, por që do ta fitojë CR7 ose numri shtatë i Francës.

L’Equipe gjithashtu mendon se fituesi i këtij çmimi do të përcaktohet nga ai i cili do të shpallet kampion i Evropës me kombëtaren e tij të dielën, transmeton AS.

Portugalia e Franca janë kualifikuar për në finale të Kampionatit Evropian, padyshim që për këtë më meritorët janë Ronaldo dhe Griezmann. Sulmuesi francez është realizatori më i mirë i këtij Evropiani me gjashtë gola, derisa Ronaldo renditet i dyti me tre gola.

Finalja e Euro 2016 zhvillohet të dielën nga ora 21:00 në ‘Saint-Denis’. /Albeu.com/
Shtuar më 09/07/2016, ora 21:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori