L’Equipe: Neymar dhe Cavani janë përplasur në dhomat e zhveshjes, Silva ka qetësuar situatën
Zënkat në fushë në mes Neymarit dhe Edison Cavanit në derbin ndaj Lyonit vazhdon të jetë kryefjala e mediave evropiane.

L’Equipe ka zbuluar se dyshja pas lojës kanë pasur një diskutim të ashpër edhe në dhomat e zhveshjes. Për ta ndalur gjithë këtë në mes është futur Thiago Silva dhe fal tij situata u qetësua.

Besohet se në krah të Neymarit janë dal edhe brazilianët tjerë si: Dani Alaves, Marquinhos, Lucas dhe Silva.

Por, Cavani me shumë mundësi do vazhdojë të jetë lojtari që do gjuajë penalltitë pasi ai prej disa vitesh vazhdon të jetë një shembull për të gjithë në klubin francez.

Ndeshja u fitua nga PSG me rezultat 2-0, por me autogolat e lojtarëve të Lyont.
Shtuar më 19/09/2017, ora 11:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori