L’Equipe pas formacionit më të mirë në Seria A, zbulon dhe atë të La Ligas
Pëlqej
Gazeta e famshme franceze L’Equipe ka publikuar formacioni aktual më të mirë të kombinuar nga 20 skuadrat e La Ligas.

Sipas tyre ky formacion përbëhet me lojtarë nga vetëm 3 skuadra të kampionatit spanjoll: Real Madridit, Barcelonës dhe Atletico Madridit.

Në këtë formacion bëjnë pjesë 8 lojtarë të Real Madridit, 2 lojtarë të Barcelonës dhe vetëm portjeri nga radhët e Atleticos, përcjelll Albeu.com.

Kjo është 11-shja aktuale më e mirë në La Liga sipas L’Equipe:

Oblak; Carvajal, Varane, Ramos, Marcelo; Modric, Casemiro, Kroos; Messi, Suárez, Cristiano.

Gjithashtu ata kanë planifikuar edhe stolin për këtë formacion dhe ai është me lojtarë poashtu nga këto 3 skuadra: Ter Stegen, Godín, Filipe Luis, Busquets, Isco, Benzema dhe Griezmann. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2017, ora 15:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori