L'Equipe shpall listën e 50 më të mirëve: Asensio më i miri!
Pëlqej
Revista prestigjioze franceze “L’Equipe” ka përpiluar një listë prej 50 futbollistëve më të mirë që kanë lindur pas 1 janarit të vitit 1996.

Futbollisti i Real Madridit, Marcos Asensio është zgjedhur lojtari më i mirë i ri në botë sipas kësaj reviste, transmeton Zëri.

Kurse në top tre futbollistët më të mirë kanë hyrë edhe mesfushori i Tottenhamit, Dele Alli dhe sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe.

Sulmuesi i ri i Barcelonës, Ousmane Dembele gjendet në vendin e katërt në këtë listë.

Asensio e ka filluar mjaft mirë edicionin e ri me gjigandin madrilen, duke shënuar 4 gola në 8 takime dhe madje ka fituar edhe ftesën e përfaqësueses së Spanjës dhe shihet si një lojtar që pritet të ftohet në Kampionatin Botëror 2018.
Shtuar më 22/09/2017, ora 15:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori