Neymar Junior është përfolur shumë për një rikthim të mundshëm të Barcelona, njësoj si Kylian
Mbappe, i cili ndryshe nga braziliani, lidhet me emrin e Real Madrid.
Por, pavarësisht spekulimeve, prestigjiozja “L’
Equipe” raporton se e ardhmja e dy yjeve të PSG-së është e vendosur dhe do të vazhdojë të jetë Parisi. Si
Neymar, ashtu edhe
Mbappe do të vijojnë të jenë pjesë e kampionëve të Francës, të
paktën edhe për sezonin e ardhshëm.
Mbetet për t’u parë nëse ky lajm do të vërtetohet, pasi të dy lojtarët kanë shfaqur shpesh pasiguri sa i përket të ardhmes së tyre.
Shtuar më 06/04/2020,
ora 11:12