Lerda në fije të perit, ja situata aktuale te Partizani
Për shumë arsye disfata është përjetuar keq në kampin e kuq, ku pas ndeshjes asnjë nga protagonistët e fushës nuk preferoi të fliste për mediat. Për pjesën dërrmuese të opinionit, por edhe vetë pjesëtarëve të kuq, të cilët nuk preferonin të flisnin publikisht, humbja ishte gatuar para se të niste takimi.
Përzgjedhja e formacionit bazë, ku trajneri Lerda eksperimentoi si dhe më pas ndërrimet e bëra dhe ndryshimi i taktikës në fund, bënë që Partizani të gjunjëzohej pikërisht në premierën e stadiumit të ri. Situata e zymtë që ka mbështjellë humbja në derbi mund të lërë pasoja për trajnerin Lerda, fati i të cilët është në fije të perit tashmë.

Ndonëse nuk u tha publikisht, nën zë u pranua se italiani po kalon orët e fundit në kryeqytetin shqiptar. Nëse pranohet që të drejtojë edhe këto dy ndeshje të mbetura për këtë vit, të cilat luhen brenda javës tjetër, gjasat janë që Lerda të mos kthehet te Partizani pas kremtimit të festave të fundvitit. Fati i trajnerit italian ka qenë thuajse i paracaktuar që në fillim, pasi asnjë trajner i huaj nuk e ka mbyllur një sezon të plotë. Pas ndeshjes Lerda u largua me dy djemtë e tij.Enea Jorgji, Olsi Rama

Rama kapet me Jorgjin – Përveç lojës së dobët dhe zgjedhjeve taktike të trajnerit, të kuqtë humbjen e lidhin edhe me veprimet arbitrale. Kjo gjë u duk qartë pas përfundimit të ndeshjes, kur arbitrat morën rrugën për të dalë nga stadiumi. Në këtë moment, drejtori i përgjithshëm i të kuqve, Olsi Rama, i ankohet trupës gjykuese kur ata po dilnin. I vetmi që ka reaguar ndaj drejtorit të kuq ka qenë kryesori Jorgji, i cili edhe pse kishte dalë jashtë korridoreve të stadiumit, pranoi të kthehej në apelin e Ramës.
Shtuar më 14/12/2019, ora 10:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori