Letër lamtumire nga Valdes: Faleminderit Barça, Forza Barça!
"Ka ardhur koha t’ju them lamtumirë të gjithëve. Për fat të keq nuk mund t’ju them lamtumirë duke luajtur siç do të doja, por kështu është jeta në disa raste dhe ky vit për mua ka qënë pak mizor në këtë aspekt".

Me këto rreshta nis letra e lamtumirës që Victor Valdes u ka adresuar të gjithë tifozëve të Barcelonës në përfundim të eksperiencës shumë vjeçare me fanellën numrër 1 te blaugranat. 535 është më shumë se një shifër ndeshjesh, me suksese, gëzime, të papritura e trishtime në karrierën e 32-vjeçarit.

Në pak rreshta, Valdes gjen hapësirë për t’i falenderuar të gjithë e më tepër njerëzit që e kanë nxitur, motivuar e besuar.

"Faleminderit Louis Van Gaal për kurajon që tregove duke rrezikuar me një talent që vetëm ti mund ta shikoje. Ai nisi ndërtimin e kësaj Barçe historike dhe jam i privilegjuar që kam qënë pjesë e saj", është shprehur Valdes.

Falenderimet vazhdojnë në vijim për Rijkaard, të cilit Valdes i shpreh mirënjohje për besimin e dhënë. Guardiolën e falenderon se i hapi dyert në një stil loje të panjohur, ndërsa në fund një dedikm edhe për të ndjerin Tito Vilanova.

"Të falenderoj Tito kudo që ndodhesh, sepse na mësove jo vetëm si të fitojmë si skuadër, por na mësove për forcën dhe karakterin që duhen për t’u përballur me jetën", vijoi gardiani i Barçës.

Në fund mirënjohje për të gjithë kolegët e këdo në ambientin e blaugranave dhe ashtu siç nis letra, ashtu përfundon, me një mesazh drejtuar fansave të tij besnikë.

"Ju falenderoj me mijëra herë dhe ju kërkoj të mos hiqni kurrë dorë nga mbështetja që më keni dhënë. Përgjithmonë, Força Barça. Victor Valdes Arribas", përfundoi Victor Valdes. /albeu.com/
Shtuar më 14/05/2014, ora 14:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori