Letra e hapur e Antonio Kasanos: Do kthehem shpejt
Vetëm katër ditë pas operacionit në zemër, Antonio Kasano shkroi një letër të hapur ku falenderon të gjithë ata që e kanë mbështetur në këto ditë të vështira dhe nuk harron të shprehë dhimbjen për situatën në Xhenoa, qytet ku dikur Cassano ka qënë idhull.

“Të dashur miq! Dëshiroja t’ju shprehja falenderimin tim personal dhe të familjes sime për afeksionin e jashtëzakonshëm, që keni treguar këto ditë. Vështirësitë dhe trishtimi, janë përzier me manifestimet e shumta të asaj që keni treguar për mua, në të gjithë botën. Presidenti Silvio Berlusconi, Adriano Galliani, Massimiliano Allegri, mjekët Tavana dhe Mazzoni, stafi, shokët e skuadrës dhe i gjithë Milani më kanë qëndruar shumë pranë. Edhe falë tyre e besimit të mjekëve që më kanë kuruar në këtë dëmtim, shumë ndryshe nga ai që ne futbollistëve na qëllon të kemi zakonisht, unë ndihem i lumtur. Duke “përqafuar” të gjithë ata që më kanë inkurajuar dhe më kanë bërë të ndihem një njeri i rëndësishëm, kam kënaqësinë t’ju dedikoj një falenderim Real Madridit, në vecanti presidentit Florentino Perez dhe trajnerit Jose Mourinho. Tani do të pushoj dhe do ta ndjek nga shtëpia Milanin tim, Kombëtaren Italiane dhe fatkeqësisht situatën tragjike të Genovas, qytetit që mbaj në zemër dhe që shumë shpejt do të dalë nga problemet e këtyre ditëve. U premtoj të gjithëve se do të kthehem në fushë”.

Letra e barezit u publikua në faqen zyrtare të Milanit në internet. /albeu.com/
Shtuar më 08/11/2011, ora 10:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori