Letra e Jurgen Klopp për tifozin e vogël bëhet virale në rrjet (FOTO LAJM)

Një fans i vogël i Mançester Junajtid thotë se mbeti i shokuar kur trajneri i Liverpulit, Jurgen Klopp i dërgoi një letër personalisht. Daragh Curley i kishte shkruar një letër trajnerit të Liverpulit si pjesë e një projekti në shkollë. 10-vjeçari i kishte kërkuar që të humbiste ndonjë ndeshje që të mos fitonte kampionatin anglez.

Liverpuli po fiton shumë ndeshje. Nëse fiton edhe nëntë ndeshje, do të thyeni rekordin në Angli. Si fans i Junajtid, kjo më mërzit shumë. Kështu që herën tjetër, të lutem humbisni. Lërini skuadrat e tjera të fitojnë. Shpresoj të të kem bindur që të mos fitosh më ndeshje të tjera dhe kampionatin,” shkruante tifozi i vogël.

Por Klopp, ekipi i të cilit është pranë fitimit të kampionatit anglez pasi nuk ka humbur asnjë ndeshje këtë sezon, i ktheu përgjigje.

“Fatkeqësisht, në këtë rast nuk mund të pranoj kërkesën tënde, jo përmes zgjedhjes të paktën. Po aq sa ti dëshiron që Liverpuli të humbasë, po kaq është edhe detyra ime që të siguroj që Liverpuli të fitojë, pasi ka miliona njerëz në gjithë botën që duan të ndodhë kjo. Kështu që unë nuk dua t'i zhgënjej ata”.

“Për fatin tënd, ne kemi humbur ndeshje në të shkuarën dhe do të humbasim në të ardhmen sepse ky është futbolli”

“Problemi është se kur je 10 vjeç, mendon se gjërat do jenë gjithmonë siç janë tani. Por kur je 52 vjeç si unë, mund të them përfundimisht se nuk është kështu”.

Ai shton se Junajtid është me fat që ka një fans të tillë. Prindërit e djalit kanë vlerësuar trajnerin e Liverpulit, kurse djali është lumturuar.

Pavarësisht kësaj, ata thonë se nuk do e tradhtojnë ekipin e tyre të zemrës.

Shtuar më 21/02/2020, ora 08:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori