Lëv flet para sfidës së parë ndaj Ukrainës
Gjermania nis nesër në mbrëmje Kampionatin Europian, me sfidën kundër Ukrainës, që po pritet me padurim nga trajneri Joakim Lëv, i cili ka besim të plotë te kampionët e botës.

“Është e pabesueshme, por po e pres me emocion dhe padurim fillimin. Pritshmëritë janë të mëdha, por jemi të aftë ta përballojmë presionin”, shprehet Lëv në konferencën e fundit për shtyp para debutimit.

Lidhur me rivalët e Ukrainës, ai tha: “Është një skuadër dinamike, shumë e rrezikshme në kundërsulm. Nuk do të jetë e lehtë, do të duhet përqendrim maksimal”.
Shtuar më 11/06/2016, ora 22:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori