Levante fiton ndaj Barcelonës, katalanasit humbasin pa Messin (VIDEO)
Barcelona ka pësuar humbje si mysafir me rezultatin 2-1 nga Levante në kuadër të Copa del Rey në 1/8 e finales.

Skuadra katalonase e humbi ndeshjen e parë, dhe në ndeshjen e kthimit në “Camp Nou” do të tentojë që t’i ndryshoj gjërat dhe të kualifikohet për në çerekfinale, raporton Gazeta Express.

Golin e parë e shënoi Erick Cabaco në minutën e 4’, kurse në minutën e 18’ Borja Mayoral dyfishoi rezultatin për vendasit.

Katalanasit ngushtuan rezultatin në 2-1 me anë të Philippe Coutinhos në minutën e 85’, i cili shënoi nga pika e bardhë.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave ku Barcelona në Camp Nou do të tentojë të shënojë fitore me dy gola epërsi për të kaluar në çerekfinale. /albeu.com/
Shtuar më 10/01/2019, ora 23:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori