Levante nuk di të ndalet
Lideri i La Liga, Levante ka fituar sfidën ndaj Real Sociedad me rezultat 3:2, e vlefshme për javën e nëntë në kampionatin spanjoll të futbollit. Në këtë mënyrë ruan kreun edhe për këtë javë, duke lënë pas dy skuadrat favorite për titull, Barcelona dhe Real Madrid.

Të parët në epërsi erdhën miqtë me golin e D. Estrada (4’), ndërsa vendësit arritën të barazojnë shifrat vetëm në pjesën e dytë me golin e V. Nano (56’). Pas vetëm pesë minutash Valdo solli për herë të parë në epërsi ekipin bask, kurse I. Martinez (86’) shënoi golin e barazimit.

Kur të gjithë pritën që takimi të përfundojë pa fitues, gëzimin e madh fansave të Levantes ua solli R. Suarez, i cili në minutën e fundit i siguroi pikët e plota skuadrës së tij.

Kështu, skuadra e vogël e Valencias vayhdon të jetë supriza më e këndshme në Spanjë dhe jo vetëm. /albeu.com/
Shtuar më 27/10/2011, ora 09:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori