Levante tenton të bëjë të "fortin", por me Barcën smundet (VIDEO)
Me rezultat 4-1, Barcelona e ka mposhtur Levanten në Estadio Ciudad de Valencia, në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Mbretit.

Të parët shënuan mysafirët përmes Nabil El Zhar (31’) dhe Blaugranët e mbyllën pjesën e parë me disavantazh.

Në pjesën e dytë, katalunasit e nxorën gjithë dufin. Fillimisht, goli u barazua nga lojtari vendas Juanfran Garcia që e gaboi portën (53’)

Dhe pastaj erdhi momenti i Cristian Tellos, i cili ishte mahnitës duke realizuar het-trik (60’, 81’ dhe 86’). Në të tre golat, ai u asistua nga Lionel Messi.

Barcelona veçmë e ka siguruar pjesëmarrjen në gjysmëfinale të Copa del Rey, pasi që ndeshjen e kthimit e zhvillon në Camp Nou. Konfirmimi do të bëhet pas të zhvillohen 90 minutat tjera. /albeu.com/
Shtuar më 23/01/2014, ora 00:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori