Leverkusen sfidon Atleticon, por kualifikimi është tabu (FOTO)

Bajern Leverkusen sonte në mbrëmje pret , Atletico Madridin, me objektivin për të thyer tabunë e 1/8-ave, ku s’janë kualifikuar asnjëherë deri tani që kur Champions League është me formatin e ri.

Skuadra e Shmidt vjen nga dy fitore radhazi në kampionat dhe veçanërisht duket se ka një ‘Chicharito’ Hernandez në super-formë. Gjermanët nuk humbasin në shtëpi prej 10 ndeshjeve. Gjithsesi sot do të jenë pa të skualifikuarin Hakan Calhanoglu dhe të dëmtuarin Tah.

Atletico vjen pas një fitoreje të thellë 4-1 në transfertë ndaj Gijonit, me Kevin Gameiron që shënoi tripletën e dytë më të shpejtë në historinë e kampionatit spanjoll.

Simeone sot nuk ka në dispozicion Tiago, Godin, Fernandez dhe Huanfran, të gjithë me probleme fizike.
Shtuar më 21/02/2017, ora 16:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori