Lëvizja e Martinez tek Inter është 90% e kryer
Pëlqej
Transferimi i sulmuesit Lautaro Martinez tek Interi është nga dita në ditë edhe më i konfirmuar. Së fundi Beto Yaque, që është dhe agjennti i tij thotë se mes lojtarit dhe zikaltërve, janë sistemuar 90 % e detajeve.

Lautaro Martinez është një sulmues shumë i fortë dhe me një të ardhme të ndritur. Interesi ndaj tij ka qenë shumë i lartë, nga shumë klube të mëdha europiane, por Interi u tregua më konkret dhe këmbëngulës. Lautaro do të jetë i Interit sezonin e ardhshëm dhe nëse largohet Icardi, do të marrë numrin 9."

"Mund të them se kemi sistemuar 90% të detajeve të transferimit, teksa tani po presim vetëm të kryhen vizitat mjekësore dhe të hidhen firmat mbi kontrata. Nuk besoj se Interi do ta lërë te Racing deri në Dhjetor, ndaj pres që në fund të sezonit, Martinez t’i bashkohet zikaltërve”, u shpreh Agjenti Yaque./albeu.com/
Shtuar më 13/03/2018, ora 16:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori