Lëvizja e shekullit, Ibra dhe Thiago pranë PSG
Mino Raiola ka fluturuar për në Suedi për të bindur Zlatan Ibrahimoviç, i cili duket se e ka pranuar largimin nga Milan. Adriano Galliani është në Milano, por vijon të ruajë kontaktet me Leonardo në Paris. Më pas është edhe Thiago Silva, i cili prej kohësh është objektivi primar i PSG.

48 orët e ardhshme do të jenë vendimtare për lëvizjen e shekullit në futboll, pasi bëhet fjalë për një lëvizje prej 170 milionë eurosh ku përveç shumës që ofron PSG, Milan llogarit edhe rrogat dhe bonuset vjetore që u jep futbollistëve në fjalë.

Sa i përket brazilianit, mediat italiane raportojnë se akordi është arritur dhe Thiafo Silva do të përfitojë 7,5 milionë euro në sezon plus bonuset.

Siç e thamë edhe më lart, 48 orët e ardhshme do të jenë deçizive përsa i përket këtij operacioni në merkato. /albeu.com/

Shtuar më 12/07/2012, ora 11:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori