Lewandowski: E pamundur të iki tani nga Bayerni, por ...
Muajt e fundit emri i tij po përflitet shumë si një afrim i mundshëm i Realit të Madrdit apo Paris Saint Germain-it, por edhe pse kërkohet nga dy klube me emër të madh në arenën europiane, Robert Lewandowski nuk e shikon të ardhmen e tij larg Bayern Munich.

Sulmuesi polak i cili si thjeshtë spekullime lajmet që flasin për një largim të tij duke theksuar se ai është i lumtur te bavarezët.

” Nuk mendoj se do ta përfundoj karrierën te Bayerni por të largohem në këtë moment nga bavarezët më duket dicka e pamundur. Kam dëgjuar futbollistë që thonë dicka dhe pastaj kur vjen një trajner i ri thonë një gjë tjetër, pasi në drejtim të tyre mund të ketë ardhur ndonjë ofertë shumë interesante.

Unë aktualisht ndihem shumë mirë te Bayerni dhe gjithmonë do të jap maksimumin për skuadrën. Deri në momentin që do të jem pjesë e bavarezëve do të bëj gjithcka për të mirën e Bayernit.

Unë te Reali i Madridit ose Paris Saint Germain në verë? Lajmet që kanë dalë në media janë vetëm spekullime, asgjë nuk është e vërtetë. Që kur kam qenë 18 vjec në lidhje me mua ka patur shumë zëra nëpër media të ndryshme”.
Shtuar më 31/01/2016, ora 17:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori