Lewandowski në planet e Bayern-it
Sulmuesi polak, Robert Lewandowski, mund të bëhet protagonist i një transferimi të bujshëm brenda Bundësligës, duke ndërruar fanellën e kampionëve të Borussia Dortmund me atë të rivalëve historikë Bayern Munchen.

Lajmi u raportua sot nga shtypi gjerman, i cili citoi burime pranë 24-vjeçarit.

Dy herë kampion i Gjermanisë në "Signal Iduna Park", Lewandowski ka hezituar që të firmosë zgjatjen e kontratës që i skadon në qershor 2014 dhe besohej se ai do të ndiqte rrugën e Shinji Kagawas, duke u transferuar në radhët e Manchester United merkaton e shkuar.

Megjithatë, sipas "Kicker", tashmë planet janë përmbysur dhe për golashënuesin e Borussias, në lojë janë futur edhe bavarezët, të cilët janë të gatshëm të paraqesin një ofertë më tërheqëse për Borussia Dortmund dhe vetë Robert Lewandowskin. /albeu.com/
Shtuar më 10/01/2013, ora 18:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori