Lewandowski: Nuk është qëllimi im për të fituar atë
Topi i Artë është një nga shpërblimet më të diskutueshme në botën e futbollit. Dominuar nga dyshja Cristiano-Messi në vitet e fundit, disa lojtarë kanë treguar se ata nuk janë të kënaqur. Këtë herë ishte radha e Robert Lewandowski.

Sulmuesi i Bayern Munichut shpjegoi në një intervistë për "ESPN" mospajtimin e tij me sistemin aktual të Topit të Artë. "Unë nuk e di pse ka lojtarë që janë 50, 5 ose 25. Është vetëm çështje tre të parët. Kështu, pozicioni im vitin e kaluar më la ... jam i befasuar", tha sulmuesi, shkruan Albeu.com.

Megjithatë, ai hodhi poshtë çmimet individuale dhe tha se ajo që ka më shumë rëndësi është arritja e suksesit me Bayernin.

"Nëse e bëjmë atë në finalen e Ligës së Kampionëve dhe fitojmë Bundesligën, mund të flasim për Topin e Artë, por nuk është qëllimi im", tha polaku. /albeu.com/
Shtuar më 13/10/2017, ora 17:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori