1.6 ton kokainë, kapet në Shkodër me çanta me para bosi i grupit
Lewandowski: Te Bayern nuk duam talente, të vijnë ata që janë gati
Si rrallëherë më parë Bayern Munchen ka filluar të shpenzojë shumë të konsiderueshme në merkato. Mbrojtësit Pavard dhe Hernandez i kushtuan klubit mbi 100 milionë euro, ndërsa priten dhe blerje të tjera.

Në një intervistë për "BILD", sulmuesi i Bayern, Robert Lewandowski, u shpreh se i pëlqen kjo strategji. Sipas polakut Bayernit nuk e ka luksin për të marrë talente,.

"Nëse dikush vjen duhet të jetë në gjendje ta na ndihmojë direkt. Nuk kemi kohë të presim dy vite për të zhvilluar një lojtar të caktuar. Kush vjen këtu duhet të rrisë kualitetin e skuadrës. Kemi marrë që tani dy lojtarë shumë të mirë (Pavard dhe Hernandez) dhe jam i sigurt që Bayerni nuk e ka thënë akoma fjalën e fundit".

"Diskutimi mbi të ardhmen e trajnerit nuk ka rëndësi për ne. Çfarëdo që të ndodhë ne do të bëjmë punën tonë. Tani jemi të fokusuar vetëm te finalja e Kupës", përfundoi sulmuesi polak. /albeu.com/

Shtuar më 22/05/2019, ora 17:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori