Lewandowski tregon hapat e cilëve lojtarë ka ndjekur për tu bërë golashënues
Sulmuesi i Bayern Mynih, Robert Lewandowski, në një intervistë për të përditshmes gjermane "Kicker", ka rrëfyer për idhujt që ai ka patur kur ka qenë në fillimet e karrierës së tij. 30-vjeçari polak ka deklaruar se dy janë futbollistët që e kanë frymëzuar për t’u bërë një kampion, të dy sulmues.

"Kam stuudiuar deri në imtësi sulmuesin francez Thierry Henry, lëvizjet e tij me topin, stilin e tij të lojës. Mendoj se nga ai kam marrë më shumë, por më ka pëlqyer edhe Alessandro Del Piero, mënyra se si ai mbante topin e shënonte. Të dy janë fantastikë", u shpreh Lewandowski.

Sulmuesi 30-vjeçar luan me Bayern që prej vitit 2014, një nga golashënuesit më të mirë në Bundesligë prej gati 8 vitesh, kampionat ku ka ndërtuar karrierën e tij. /albeu.com/


Shtuar më 01/04/2019, ora 18:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori