Robert
Lewandowski ka zbuluar detaje interesante nga e kaluara e tij.
Lewandowski ishte një nga lojtarët më të kërkuar në Evropë gjatë kohës kur luante me fanellën e Borussia
Dortmund.
Ylli polak kërkohej nga skuadra si
Manchester United, Real Madrid e Bayern Munich teksa ka thënë se ishte shumë afër që të kalonte te Man
United, pas telefonatës që i bëri Sir Alex
Ferguson.
“Po bisedoja me
Ferguson pas dy viteve te
Dortmund dhe në atë kohë po mendoja që të kaloja te
Manchester United” ka thënë Lewa për ‘Guardian’.
“Mendoja këtë për arsye të
Ferguson por edhe për
Manchester United. Borussia
Dortmund thanë: “Jo, kjo nuk bëhet. Kjo ishte hera e parë që mendova për lëvizjen sepse nëse merr telefonatë nga Alex
Ferguson, për një lojtar të ri është e mrekullueshme. Ishte ditë speciale për mua” ka thënë tutje polaku.
Lewandowski do të kalonte te skuadra e Bayern, ku vazhdon të aktivizohet edhe sot. Sigurisht, karriera e polakut bën pjesë në mesin e më të mirave të viteve të fundit në futbollin evropian.
/lajmi.net/
Shtuar më 21/02/2020,
ora 21:07