Lewis Hamilton fiton pole position edhe në Kinë

Lewis Hamilton nuk di të ndalet në këtë sezon. Piloti britanik siguroi pole position e dytë të sezonit dhe të 63 në karrierë duke lënë pas gjermanin e Ferrarit Sebastian Vettel.
Edhe pse në dy sesionet e para Ferrari, fillimisht me Vettel, e më pas me Raikkonen vendosi kohët më të mira. Në sesionin e tretë Hamilton vendosi dy xhiro rekord, duke e zbritur i pari në historinë e pistës së Kinës, kohën në 1 minutën e 32 sekonda.

Vettel do të mbajë vendin e dytë në nisje, pasi arriti vetëm për 1 të mijtën t'i merrte poziconin pilotit tjetër të Mercedes, Valtteri Bottas. Për Kimi Raikkonen vetëm koha e pestë. Çmimi i Madh i Kinës do të zhvillohet nesër duke nisur nga ora 08.00.
Shtuar më 08/04/2017, ora 11:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori