Lichtsteiner shumë pranë largimit nga Arsenali
Aventura e Stephan Lichtsteiner tek Arsenali mund të mbyllet vetëm pas një sezoni.

Mbrojtësi zviceran nuk ka luajtur rregullisht nën urdhrat e Emery dhe u shpreh hapur se në një situatë të tillë e ka të vështirë të vazhdojë aventurën me "topçinjtë".

35-vjeçari u shpreh se pret fundin e sezonit për të pare se çfarë do të ndodhë, teksa për momentin tha se është i fokusuar për finalen e Europa League, të cilën dëshiron ta fitojë me çdo kusht.

Veterani zviceran ka oferta nga klube të tjera në Premier League, por nuk përjashtohet edhe një aventurë e tij në Major League Soccer.

Shtuar më 15/05/2019, ora 14:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori