Liderët e La Liga-s, barazim tresh pas 21 vitesh
Barcelona, Real Madrid dhe Atletico Madrid kryesojnë renditjen e kampionatit spanjoll me pikë të barabarta, saktësisht 57 për secilin.

Kjo gjë nuk kishte ndodhur në Primera Divizion që nga sezoni i largët 1992-93, ku tri ekipe kanë të njëjtën sasi pikësh.

Aktualisht, vendin e parë e mbajnë katalanasit, për shkak të golavarazhit më të mirë, të ndjekur nga "Los Blancos" dhe "Los Colchoneros".

Në sezonin e para 21 vitesh, kanë qenë katalanasit ata që ia kanë mundur të shpallen kampionë në fund të sezonit, duke lënë pas vetes Real Madrid dhe Deportivo La Corunan. /albeu.com/



Shtuar më 11/02/2014, ora 16:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori