Liga e Kampioneve, Celsi mposhti Romen
Albeu.com
Me 8 ndeshjet e zhvilluara në kuadër të grupeve A, B, C dhe D, u kompletua xhiroja e tretë në Ligën e Kampionëve Europjan në futboll. Ndeshja më interesante u zhvillua në Londër ku skuadra e Çelsit mposhti Romën me rezultat minimal 1 me 0. Edhe ndeshja tjetër e këtij grupi mes Bordos dhe Kluzhit, përfundoi me rezultat identik. Në grupin B, Arjan Beqaj dhe skuadra e tij Anorthozis, pësuan disfatë nga Interi me rezultat 1 me 0, ndërsa Panathinaikosi dhe Verderi u ndanë me barazim 2 me 2. Ndeshja më efikase ishte ajo mes Barselonës dhe Bazelit ku katalanasit si mysafirë shënuan fitore me rezultat 5 me 0. Shahtjor Donjecku në terren vendas pësoi disfatë nga Sportingu me rezultat minimal 1 me 0. Në Madrid Atletiko dhe Liverpuli u ndanë me barazim 1 me 1 ndërsa Lorik Cana me Olimpikun e Marsejës pësuan disfatë nga PSV Ajnd'hoveni me rezultat 2 me 0.
Shtuar më 23/10/2008, ora 14:41
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori