Liga e Kampioneve: Mancesteri perfitoi me shume
Albeu.com
Federata Evropian e Futbollit (UEFA), ka miruar raportin zyrtar për përfitimet e klubeve për vitin e kaluar për garat e zhvilluara në Ligën e Kampionëve. UEFA, klubeve të cilat sezonin e kaluar bënë gara në Ligën e Kampionëve u ndau 581 miliona euro, ndërsa ...... në ndarjen e kësaj pasurie morën pjesë 32 skuadra, kurse shuma të cilën e kanë marrë varej nga rezultatet dhe vlerës së marketingut. Në bazë të këtyre kritereve, me përfitime më të mëdha është Manchester United, në vend të dytë me 34.5 milion euro është Bayerni i Munihut, ndërsa kampioni aktual evropian, Barcelona është në vendin e tretë me 30 milion të fituara.
Më shumë para në Kupën e UEFA-së, ku u ndanë 37.5 milion eruo ka fituar skuadra e Verderit. Gjermanët nga paraqitjet e tyre në UEFA përfituan shtatë milion, ashtu që pas tyre janë “qytetarët” nga Mançesteri, të cilët kanë përfituar 5.3 milion, Hamburgu është skuadra e dytë gjermane, e cila është në mesin e pesë skuadrave që ka përfituar më së shumti nga Kupa e UEFA-së. Gjithashtu UEFA nga fondi i solidaritetit për federatat ndërkombëtare ndau 25 milion euro, prej të cilave Kroacia dhe Suedia morën nga 780 mijë euro.
Shtuar më 25/06/2009, ora 21:33
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori