Liga e Kampioneve, Stuttgart barazon me Barcelonen (VIDEO)
Albeu.com
1:1 është rezultati i takimit të parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve të zhvilluar në Mercedes-Benz Arena, mes Stuttgartit dhe Barcelonës. Ndeshja tjetër, ajo mes Olympiakosit dhe Bordos, përfundoi me fitoren e mysafirëve.Goli i parë në ndeshjen Stuttgart - Barcelona, është shënuar nga futbollisti i Stuttgartit, Cacau në minutën e 25-të. Goli i barazimit erdhi nga Zlatan Ibrahimovic, i cili shënoi në minutën e 52-të, pas një gabimi të mbrojtësve të Stuttgartit.

Edhe pse ky rezultat nuk e favorizon ekipin gjerman, duhet pranuar se Stuttgarti zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë përballë skuadrës më të mirë në botë, e cila nuk ishte në ditën e saj më të mirë.


Në ndeshjen tjetër të zhvilluar sonte në stadiumin “Georgios Karaiskakis”, Olympiakos u mposht në terren të vet nga Bordo. Një gjuajtje të lirë të Yoann Gourcuff e shfrytëzoi Michael Ciani, i cili në minutat shtesë të pjesës së parë (45’+2), ia dha golin fitues skuadrës franceze.



Ja golat:

Stuttgart 1 : 1 Barcelona







Olympiakos 0 : 1 Bordeaux

Shtuar më 24/02/2010, ora 04:41
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori