Liga e Kampioneve, te gjithe golat e ndeshjeve te mbremshme (video)
Albeu.com
Ne 8 ndeshjet e luajtura mbreme u shenuan gjithsej 24 gola. Gol show nga Milan dhe Real Madrit te cilet shenuan nga 4 here ne portat e kundershareve. Shikoni te gjithe golat dhe detajet e ndeshjeve... Olimpiku i Marsejës, i kapitenit Lorik Cana, arriti një rezultat tjetër pozitiv në ndeshjen e tretë në Ligën e Kampioneve. Skuadra franceze barazoi 1-1 me portugezët e Portos.
Niang realizoi për Marsejën në minutën e 69-të, ndërsa për Porton barazoi pas dhjetë minutash Luço Gonzales. Me pikën e marrë në “Velodrom”, Marseja e ruajti kryesimin e Grupit A, tashmë në kuotën e shtatë pikëve, e ndjekur nga Porto (5). Turqit e Beshiktashit i shkaktuan humbjen e dytë Liverpulit (2-1), që ka marrë vetëm një pikë nga nëntë të mundshmet. Pesë herë kampionët e Europës thuajse i kanë dhënë lamtumirë Champions.

Edhe Igli Tare provoi shijen e Ligës së Kampioneve. Sulmuesi shqiptar zëvendësoi në minutën e 82-të Tomaso Rokin. Prania e tij në fushë solli edhe golin e vetëm për lacialët kundër gjermanëve të Verder Bremenit, të shënuar nga Manfredini. Verder fitoi 2-1. Në grupin B, Rozenborgu fitoi 2-0 me Valencian dhe Çelsi po 2-0 me Shalken. Në grupin C, Reali i Madridit fitoi 4-2 me Olimpiakosin. Në Grupin D, Milani shkatërroi 4-1 Shahktor Donteskun dhe Benfika fitoi 1-0 me Sëlltikun.



Rezultatet:

(A) Beshiktash-Liverpul 2-1

(A) Marsejë-Porto 1-1

(B) Rosenborg-Valencia 2-0

(B) Çelsi-Shalke 2-0

(C) Bremen-Lacio 2-1

(C) Real Madrid-Olimpiakos 4-2

(D) Benfika-Sëlltik 1-0

(D) Milan-Shakhtar 4-1

Besiktas 2-1 Liverpool


AC Milan 4-1 Shakhtar Donetsk


Benfica 1-0 Celtic


Marseille 1-1 Porto


Real Madrid 4-2 Olympiakos


Chelsea 2-0 Schalke


Rosenborg 2-0 Valencia


W. Bremen 2 - 1 Lazio
Shtuar më 25/10/2007, ora 21:23
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori