Liga "ngul" këmbë: Kampionati nuk do të rikthehet
Liga Profesioniste nuk tërhiqet dhe konfirmon qëndrimin e pakthyeshëm duke bojkotuar ndeshjet në Kategorinë Superiore.

Gjatë një takimi paraditen e së hënës, klubet e Superligës kanë vendosur njëzëri që të vazhdojnë bojkotin duke përsëritur kërkesat të bëra ndaj qeverisë.

"Pas diskutimeve u vendos që të vazhdojnë, deri në momentin e zgjidhjes së kërkesave. Jemi në pritje të një takimi me qeverinë. Vendimi për të vazhduar bojkotin ishte unanim", ka njoftuar pas mbledhjes presidenti i Ligës Profesioniste, Edvin Libohova.

Shtuar më 12/10/2020, ora 13:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori