Liga Profesioniste të hënën vendos për nisjen ose jo të kampionatit
Liga Profesioniste e Futbollit do të mblidhet ditën e hënë, ora 11:00, në ambientet e "Air Albanias" për të diskutuar mbi hapat e mëtejshëm që do të ndërmerren në kushtet kur ende nuk ka një përgjigje zyrtare nga ana qe qeverisë për kërkesat drejtuar kryeministrit.

Deklarata e presidentit të FSHF-së, Armand Duka, se ka patur një takim pozitiv me kryeministrin Rama dhe pret që ai të mbajë një qëndrim mbi kërkesat e Ligës u pa si një hap drejt thyerjes së bojkotit, gjithsesi, fjalën e fundit do ta thonë 10 presidentët e Kategorisë Superiore në mbledhjen e ditës së parë të javës së ardhshme.”

Njoftim për Shtyp

"Liga Profesioniste e Futbollit bën të ditur se akoma nuk ka një përgjigje zyrtare nga ana e Qeverisë për kërkesat e saj dërguar Kryeministrit.

Në këto kushte, Liga do të mblidhet sërish ditën e hënë datë 26.10.2020 ora 11:00 në ambientet e Stadiumit "Air Albania" për të diskutuar dhe vendosur mbi hapat e mëtejshme.

Liga Profesioniste e Futbollit

Tiranë më 24 Tetor 2020"
Shtuar më 24/10/2020, ora 22:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori