Ligjërisht ka 35, por Juventus shkruan 37 trofe
Juventusi festoi të shtunën titullin e tetë rresht kampion dhe menjëherë pas ndeshjes lojtarët u fotografuan në grup me numrin 37, ashtu si bënë edhe lojtarë të veçantë në rrjetet sociale.

Një mesazh i qartë se titujt e Juventusit janë 37, ndryshe nga sa ka sipas Federatës Italiane të Futbollit, që i ka hequr dy tituj pas procesit të famshëm të Calciopolit.

Edhe pse ligjërisht ka 35 tituj, Juventusi nuk do t'ia dijë dhe feston 37, duke vendosur edhe numrin 37 në fasadën e Allianz Stadium, shkruan TS.

Një sfidë ndaj Federatës, sepse është e qartë që ka një konflikt të hapur dhe Juventusi vazhdon të mos pranojë verditet e gjykatave, por në Itali nuk e vrasin më mendjen.
Shtuar më 22/04/2019, ora 14:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori