Lila: Do të ringrihemi, luaj edhe një sekondë nëse më aktivizon trajneri
Andi Lila ka komentuar situatën në ambientin kuqezi pas humbjes me Italinë në “Renzo Barbera”, në një lidhje direkte me emisionin që i dedikohet kualifikueseve të Botërorit “Rusi 2018”.

Futbollisti i Pas Janinës shprehet se nuk i takon të flasë për largimin e Xhakës dhe Abrashit, dhe se ai vetë do të jetë i gatshëm qoftë edhe për një minutë në fushë për fanellën kuqezi.

"Unë do të luaj dhe për një sekondë nëse do më jap trajneri. Nëse një ditë nuk do të grumbullohem dashuria ime për kombëtaren është e sinqertë dhe gjithmonë do të jem tifoz, sepse normalisht e kam dashuruar këtë fanellë.

Duhet të kishim marrë rezultate më të mira, por edhe fati nuk na ka qenë me ne. Shpresoj që në ndeshjet në vijim të bëjmë një punë më të mirë, të marrim rezultate që duhet dhe t'i gëzojmë të gjithë shqiptarët ashtu siç kemi bërë këto kohët e fundit. Normalisht në futboll jo gjithmonë mund të jesh në majë. I fortë nuk është ai që qëndron në majë, por ai që bie dhe ngrihet sërish", ka thënë Lila./albeu.com/
Shtuar më 26/03/2017, ora 13:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori