Lila me shokë stërviten mes njerëzve në park (FOTO LAJM)

Ekipi i Parmës ka zgjedhur një mënyrë shumë të veçantë për tu stërvitur. Një ditë pas fitores së madhe kundër kampionëve të Juventusit skuadra e Donadonit ka dalë në parkun e qytetit emilian për të vijuar stërvitjen mes njerëzve, raporton Portali Albeu.

Andi Lila me shokë është futur mes njerëzve të zakonshëm që ndodheshin përqark duke e kthyer edhe në një moment argëtimi ku nuk kanë munguar as fotot e çastit. /albeu.com/
Shtuar më 12/04/2015, ora 15:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori