Lila: Për Parmën luaj edhe në Serie B
Parma është e destinuar që sezonin e ardhshëm të luajë në Serie B, pasi problemet e mëdha ekonomike e bëjnë të pamundur mbijetesën e emilianëve në elitën e futbollit italian. Për rrjedhojë dhe aventura e Andi Lilës në Serie A pritet të mbyllet brenda pak muajsh.

I transferuar nga radhët e Pas Janinës te Parma gjatë merkatos së janarit, futbollistit të Kombëtares shqiptare nuk iu desh shumë që të impresiononte me grintën dhe entuziazmin e tij.

Është aktivizuar në total në 5 ndeshje dhe ka shënuar dy gola, në humbjen 4-1 ndas Sasuolos dhe në barazimin 1-1 me Interit.

Në planin, personal, sikurse e pranon vetë Lila për mediat italiane, por kalon një moment magjik. Goli në San Siro, ishte diçka e mrekullueshme për të dhe për Parmën.

"Që kur kur kam mbërritur në Parma, kam menduar vetëm për stërvitjet dhe për ndeshjet, për asgjë tjetër. Në rast se biem në Serie B, për për mua nuk do të ishte problem të qëndroja për të ndihmuar skuadrën, Më pëlqen shumë qyteti emilian", ka thënëLila.

Fjalë të ngrohta këto të 29 vjeçarit për skuadrën që i dha mundësi të jetë protagonist në një prej kampionateve më të forta në Europës. /albeu.com/
Shtuar më 11/04/2015, ora 09:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori